Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Error: No articles to display

 

 

 

Njoftime të fundit
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Njoftim per Media 30.01.2020

Njoftim per Media 30.01.2020

Sot më datë 30.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi listën e gjyqtarëve pjesëmarrës dhe aktiviteteve, lidhur me trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, për periudhën janar-mars 2020. Në funksion të paketës së rregullave për vlerësimin profesional të gjyqtarëve Këshilli miratoi udhëzuesin mbi mënyrën e plotësimit të tabelave me të dhëna statistikore të punës së gjyqtarëve. Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin...

Njoftim per Media 29.01.2020

Njoftim per Media 29.01.2020

Sot më datë 29.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës e cila filloi me ceremoninë publike të betimit të 15 gjyqtarëve të rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019. Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Këshillit, znj. Naureda Llagami, u shpreh se gjyqtarët që  betohen sot janë brezi i dytë i gjyqtarëve për të cilët Këshilli ka kryer një verifikim të thelluar, të pasurisë dhe figurës, përpara emërimit të tyre. Proces të cilin gjyqtarët nën betim e kaluan me sukses. Në këtë mënyrë, së bashku me brezin e parë të magjistratëve të emëruar në...

Njoftim per Media 23.01.2020

Njoftim per Media 23.01.2020

Sot më datë 23.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Duke mbajtur në konsideratë detyrimin ligjor dhe pas analizimit të situatës në të cilën është sistemi gjyqësor, ndikimin që ka implementimi i reformës në drejtësi dhe mundësisë që ka Shkolla e Magjistraturës, Këshilli miratoi numrin prej 40  kandidatë për magjistratë dhe 25 kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021. Në vijim Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për dorëheqje të gjyqtarëve A.L, N.GJ. dhe P.Dh. dhe mbarimin e statusit...

Njoftim per Media 22.01.2020

Njoftim per Media 22.01.2020

  Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me projektin e USAID “Drejtësi për të gjithë”, organizoi në datën 22 janar 2020, një tryezë të rrumbullakët me Gjyqtarët e Medias, Nëpunësit Civilë Gjyqësorë për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, si edhe me përfaqësues të medias që mbulojnë veprimtarinë e sistemit gjyqësor.   Fillimisht, në këtë takim bëri një prezantim të shkurtër rreth rolit të ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të gjyqtarëve të medias, si edhe të nëpunësve civilë gjyqësorë për marrëdhëniet me median dhe publikun, Z. Erjon Muharremaj, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor përgjegjës për Marrëdhëniet me Median dhe...

Vendime të fundit
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Vendim Nr.64 datë 30.01.2020

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Vendim Nr.63 datë 30.01.2020

PËR KORRIGJIMIN E GABIMIT NË SHKRIM NË VENDIMIN NR. 30, DATË 21.01.2020, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Vendim Nr.62 datë 30.01.2020

PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR VERIFIKIMIN E PLOTËSIMIT TË KRITEREVE LIGJORE TË PRANIMIT NË PROVIMIN E PRANIMIT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJORË

Vendim Nr.61 datë 30.01.2020

PËR USHTRIMIN E REKURSIT NDAJ VENDIMIT NR. 262 DATË 23.12.2019 TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT TIRANË

Error: No articles to display

Procesi i Vetdeklarimit
Vendime te KLD lidhur me mesimdhenien
  • 1
  • 2

Viti 2013

VENDIMET E KLD TË VITIT 2013 PËR LEJE MËSIMDHËNIE TË GJYQTARËVE

Viti 2014

VENDIMET E KLD TË VITIT 2014 PËR LEJE MËSIMDHËNIE TË GJYQTARËVE

Sistemi i Vlerësimit

Kontakt

Këshilli i Lartë Gjyqësor
  

Adressa: Bulevardi "Zogu I"
Email: kontakt @ klgj.al
Tel: +355 4 228 0856
Fax: +355 4 225 9822

Kërko në faqe

KLGJ

Webmail