Vendim Nr.61 datë 30.01.2020

PËR USHTRIMIN E REKURSIT NDAJ VENDIMIT NR. 262 DATË 23.12.2019 TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT TIRANË

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, në nenin 61, 97 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

V E N D O S I :

  1. Të ushtrojë të drejtën e rekursit ndaj vendimit gjyqësor nr. 262 datë 23.12.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë që i përket palës paditëse {…}.
  2. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike për të vijuar më tej procedurën e rekursit dhe depozitimit të tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR