Vendim Nr.62 datë 30.01.2020
PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR VERIFIKIMIN E PLOTËSIMIT TË KRITEREVE LIGJORE TË PRANIMIT NË PROVIMIN E PRANIMIT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJORË
Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 62, pika 14, të Ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 53, pikat 4/b dhe 9, të Ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,
V E N D O S I :
1. Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.
- Komisioni i Përkohshëm përbëhet nga tre anëtarë, dy anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.
3. Anëtarët e Komisionit të Përkohshëm zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me propozim të bërë nga Kryetari apo çdo anëtar i Këshillit, ndërsa Kryetari i Komisionit zgjidhet nga anëtarët e tij me propozim të Kryetarit të Këshillit.
4. Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 10 mars 2020, listën përkatëse të kandidatëve që plotësojnë kriteret, si dhe listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret.
5. Për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, Komisioni i Përkohshëm, në koordinim dhe bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, administron dhe shqyrton dokumentacionin e depozituar nga çdo kandidat.
6. Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrton propozimin e Komisionit të Përkohshëm jo më vonë se data 15 mars 2020.
Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR