Vendim Nr.63 datë 30.01.2020
PËR KORRIGJIMIN E GABIMIT NË SHKRIM NË VENDIMIN NR. 30, DATË 21.01.2020, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR
Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 112 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe në pikën 3, të nenit 97, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, me kërkesën e datës 29.01.2020 të Gjykatës së Apelit Vlorë, pasi konstatoi gabimin në shkrim sa i përket emrit të të pandehurit, në paragrafin I, nënndarja “Gjykata e Apelit Vlorë, pika 5, të Vendimit të tij nr. 30, datë 21.01.2020, “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme”,
V E N D O S I :
1. Korrigjimin e gabimit në shkrim në paragrafin I, nënndarja “Gjykata e Apelit Vlorë”, pika 5, të Vendimit nr. 30, datë 21.01.2020, “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
“5. Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni (relatore), Sokol Binaj dhe Albana Boksi, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Vlorë, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; I pandehur: {…}; Kallëzues: {…}, {…}; Objekti: “Pushim i akuzës dhe çështjes penale nr.957/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.
2. Një kopje e vendimit t’i njoftohet gjyqtarëve Nure Dreni, Sokol Binaj dhe Albana Boksi, si dhe Gjykatës së Apelit Vlorë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR