Vendim Nr.64 datë 30.01.2020

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet 4/3, 147/1, 147/a, pika 1 germa “a” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenet 90/3 e 95 të Kodit të Procedurës Administrative, në nenet 2, 89 e 97/3 të ligjit nr.115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në vendimin nr.30, datë 14.02.2019 të Këshillit të Lartë të Gjyqësor që miratoi projektvendimin “Për rregullat dhe procedurat e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme” i ndryshuar, në rastet kur skema e delegimit dhe transferimi i përkohshëm janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave aktuale të gjykatave, pasi shqyrtoi relacionet dhe propozimin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës si dhe organizoi shortin, në përfundim të tij,                                                                                                                                            

V E N D O S I :

  1. Të caktojë gjyqtarët për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë si vijon:

GJYKATA E APELIT KORÇË

1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me ankues: {…}; Objekti: “Kundërshtimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 30.05.2019, të prokurorit Erion Pustina në lidhje me kallëzimin penal nr.294, viti 2019”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim trupi gjykues”).

2. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Skënder Damini, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me ankues: {…}; Objekti:“Kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal nr.53, datë 07.01.2019.” (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesa për përjashtim trupi gjykues”).

3. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me ankimuese: {…}, {…}; Objekti: “Ankim ndaj vendimit të mosfillimit të procedimit penal që i përket kallëzimit nr.1097, viti 2019, të nxjerrë në datë 02.07.2019, nga prokurori Ervin Beqiri”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim trupi gjykues”).

4. Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës së Apelit Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore me kërkues: {…}; Objekti: “Lirim me kusht”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Stavri Kallço”), për mungesë objekti të kërkesës në kushtet e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtarin Stavri Kallço, deklaruar me Vendimin nr.19, datë 09.01.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

5.Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me ankuese: {…}Objekti: “Shfuqizimin e vendimit datë 23.09.2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, me të cilën është vendosur mosfillimi i procedimit penal në lidhje me kallëzimin penal nr.1547, datë 09.09.2019”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim gjyqtari”).

6. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; Viktima: {…}; Objekti: “Pushimin e çështjes penale nr.674, të vitit 2019, hetuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me dashje”, në bashkëpunim” (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim gjyqtari”)

7. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Aleks Nikolli, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit:{…}; Akuza: “Mashtrim” (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim trupi gjykues”).

8. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurës: {…}; Kallëzuesi: {…}; Akuza: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim trupi gjykues”).

9.Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës së Apelit Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore çështjen civile me palë paditëse: {…}, {…}; Të paditur: {…}, etj. Objekti: “Pavlefshmëri kontrate dhurimi, etj”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Stavri Kallço”), për mungesë objekti të kërkesës në kushtet e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtarin Stavri Kallço, deklaruar me Vendimin nr.19, datë 09.01.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

10. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko (relator), Klodiana Gjyzari dhe Skënder Damini, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: {…}; E paditur: {…}; Objekti: “Anullim akti administrativ vendimi nr.1423,datë 22.02.2019” (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashim gjyqtari”).

11. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Skënder Damini (relator), Hysen Saliko dhe Klodiana Gjyzari, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë,çështjen gjyqësore me kërkues: {…};Person i tretë: {…}, {…}, {…}; Objekti: “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr. (444)-149, datë 13.05.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, lënë në fuqi me vendimin nr.300, datë 04.10.2019, të Gjykatës së Apelit Korçë”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim gjyqtari”).

12. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha (relatore), Selim Kryeziu dhe Aleks Nikolli, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: {…}; Të paditur: {…}, {…}; Objekti: “Kërkim pasuri trashgimore” (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim gjyqtari”).

13. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Shkodër, Aleks Nikolli (relator), Lindita Hoxha dhe Selim Kryeziu, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: {…}, {…}; I paditur: {…}; Objekti: “Pushim cenimi në pronësi”. (Objekti i shqyrtimit: “Kërkesë për përjashtim gjyqtari”.

14. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Klodiana Gjyzari dhe Skënder Damini, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria Rrethi Pogradec; I dënuar: {…}; Objekti: “Revokim i vendimit të pezullimit me vënie në provë, dënim alternativ i caktuar me vendimin penal nr.(841)-186, datë 19.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec”.

15. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Klodiana Gjyzari (relatore), Skënder Damini dhe Hysen Saliko, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: {…}, {…}; Akuza: “Vjedhje”.

16. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu (relator), Aleks Nikolli dhe Lindita Hoxha, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit: {…}; Viktima: {…}; Akuza: “Dhunë në familje”.

17. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha (relatore), Selim Kryeziu dhe Aleks Nikolli, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: {…}, {…}; I paditur: Përmbarues gjyqësor {…}; Person i tretë: {…}; Objekti: “Sigurim padie”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR KRUJË

-          Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për caktimin e një gjyqtari, si vijon:

1. Kërkesës nr.323 prot., datë 17.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore në ngarkim të të pandehurit:{…}; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal;

2. Kërkesës nr.18/137 prot., datë 14.01.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore me kërkues: {…}; objekti: “Lirim me kusht”;

3. Kërkesës nr.79 prot., datë 14.01.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore në ngarkim të të pandehurit:{…}; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal;

4. Kërkesës nr.63/377 prot., datë 20.01.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore në ngarkim të të pandehurit:{…}; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

5. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi,caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve:{…}, {…}; Akuza: “Neni 278/6 i Kodit Penal”.

6. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shefkie Demiraj dhe Kastriot Gramshi,caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit:{…}; Akuza: “Nenet 76, 278/2-25 dhe 303 të Kodit Penal”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR MAT

1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Ardit Kuka si dhe gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Olti Skrame, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve:{…}, {…}; Akuza: “Nenet 78/1-22-25 të Kodit Penal, neni 278/1; nenet 274-25; 150-25 dhe nenet 89-25 të Kodit Penal”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR KAVAJË

1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Vladimir Skënderi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë,çështjen civile me palë paditëse: {…}I paditur: {…}, etj.; Objekti: “Pavlefshmëri titulli ekzekutiv”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR PËRMET

1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Çibuku, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, çështjen gjyqësore me kërkues: {…}; Person i tretë: {…}, {…}; Objekti: “Kufizim i zotësisë për të vepruar dhe caktim kujdestari për shtetasen {…}

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË

-          Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për caktimin e një gjyqtari, si vijon:

1. Kërkesës nr.646 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve: kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Objekti: “Gjykimin e çështjes penale nr.6, të vitit 2018 në ngarkim të të pandehurit {…}, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 140, në lidhje me nenet 25 dhe 22 të Kodit Penal, etj.

2. Kërkesës nr.656 prot., datë 23.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve: kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Objekti: “Gjykimin e procedimit penale nr.61, të vitit 2017, kundër të pandehurit {…}, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143, paragrafi i tretë, i Kodit Penal”.

3. Kërkesës nr.658 prot., datë 27.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve: kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Objekti: “Gjykimin e procedimit penale nr.590, të vitit 2018, në ngarkim të të pandehurës {…}, e akuzuar për kundërvajtjet penale: “Njoftim i rremë në organet e rendit”, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal; “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal; “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR POGRADEC

-          Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për caktimin e një gjyqtari, si vijon:

1. Kërkesës nr.226 prot., datë 24.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec; I pandehur: {…}; Akuza: “Prodhim e shitje të narkotikëve”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë” dhe “Largim nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga nenet 283/1, 236/2 dhe 323 të Kodit Penal.

2. Kërkesës nr.8 prot., datë 16.01.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradecpër caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec; I pandehur: {…}; Akuza: “Nenet 189/1, 297 të Kodit Penal”.

-          3. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Besnik Shehu, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, çështjenpenale me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, etj.; I pandehur: {…}; Akuza: “Prodhim e shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR LUSHNJE

1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Matilda Llangozi, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen civile me palë paditëse: {…}; I paditur: {…}, etj.; Objekti: “Pavlefshmëri absolute e kontratës së shitblerjes, etj.”

2. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Kostika Çobanaqi dhe Lutfije Celami, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit:{…}; Akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR PUKË

1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ilir Përdeda, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë,çështjenpenale me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë; I pandehur: {…}; Akuza: “Neni 130/a-3 i Kodit Penal”.

2. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ilir Përdeda, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë,çështjenpenale me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë; I pandehur: {…}; Akuza: “Nenet 130/a-1, 278/3 të Kodit Penal”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR LEZHË

1. Gjyqtaret e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha dhe Engjëllushe Tahiri, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,çështjen gjyqësore me kërkues: {…}; Objekti: “Rishikimin e vendimit nr.361, datë 31.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vendimit nr.37, datë 02.02.2015 të Gjykatës së Apelit Shkodër, që ka lënë në fuqi me ndryshim këtë vendim dhe dërgimin e çështjes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR KUKËS

1.Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës nr.26, datë 26.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria Kukës; I pandehur: {…}; Akuza: “Neni 324/2 i Kodit Penal”.

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË KORÇË

-          Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë për caktimin e një gjyqtari, si vijon:

1. Kërkesës nr.553 prot., datë 12.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}; Objekti: “Detyrimin e palës së paditur të më shpërblejë dëmin e shkaktuar nga zgjidhja e kontratës së qirasë.”

2. Kërkesës nr.570 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}; Objekti: “Pavlefshmëri absolute e aktit administrativ”.

3. Kërkesës nr. 17 prot., datë 14.01.2020, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}, {…}, {…}, {…}; Person i tretë: {…}, {…}; Objekti: “Kundërshtim i lejes së ndërtimit dhe shpërblim dëmi”.

4. Kërkesës nr. 18 prot., datë 14.01.2020, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}, {…}; Objekti: “Ndryshim akti administrativ. Kthim Shume”.

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË GJIROKASTËR

-          Deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër për caktimin e një gjyqtari, si vijon:

1. Kërkesës nr.1047 prot., datë 13.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës{…}; Të paditur: {…}, {…}, {…}; Objekti: “Pavlefshmëri absolute e lejes së legalizimit nr.1040006, datë 22.10.2015 dhënë nga pala e paditur {…}, {…}në emër të {…} për objektin e ndërtuar mbi truallin e paditësit”.

2. Kërkesës nr.1067 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}, {…}; I paditur: {…}; Objekti: “Zgjidhje e kontratës së shitblerjes së pagesës me këste me nr.1563 rep. dhe 417 kol, datë 05.05.2010 të lidhur mes palëve”.

3. Kërkesës nr.1068 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore me kërkues: {…}, {…}; Objekti: “Përjashtim gjyqtari”.

4. Kërkesës nr.1070 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}; Objekti: “Zgjidhje e kontratës së shitblerjes me kusht të datës 09.02.1996 të lidhur mes palëve”.

5. Kërkesës nr.1075 prot., datë 19.12.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; I paditur: {…}; Objekti: “Zgjidhje e kontratës së shitblerjes së pagesës me këste me nr.1521 rep dhe 666 kol, të datës 19.12.2008”.

6. Kërkesës nr.30 prot., datë 16.01.2020, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e një gjyqtari në çështjen gjyqësore që iu përket palëve:paditës:{…}; E paditur: Shoqëria {…}; Objekti: “Detyrimin e palës së paditur {…}të shpërblejë dëmin kontraktual shkaktuar palës paditëse, në shumën 8.071,211 lekë si më poshtë: a) 2.920.321 lek dëm ekonomik, tarifë ditore për ditë vonese në dorëzimin e mallit për procedurën me objekt: “Blerje medikamente për nevoja spitalore viti 2016”; b) 2.512,552 lek dëm ekonomik, tarifë ditore për ditë vonese në dorëzimin e mallit për procedurën me objekt “Blerje medikamente për nevoja spitalore viti 2017”.

  1. Një kopje e vendimit t’i njoftohet kryetarit të gjykatës në nevojë dhe gjyqtarëve përkatës të caktuar për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR