
2018 kld
Këshilli i Lartë i Dretësisë, njofton se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, K.G., për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2017, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti.
KLD njofton opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit sipas nenit 140 pika 2 të Kushtetutës (shkelje haptazi e nenit 491 pika 1 shkronja ‘ç’ dhe 498 pika 2 të K.Pr.Penale), të cilat nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.
Në përfundim të hetimit disiplinor nga Inspektoriati i KLD-së, publiku do të njihet me rezultatet e tij dhe do të ndiqen procedurat ligjore.
N j o f t i m
për shpallje vendi të lirë pune,me kontratë të përkohshme.
Bazuar në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” neni 160, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Rebuplikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe VKM nr. 209, datë 20.04.2018, “Për disa shtesa në vendimin nr. 60, datë 31.01.2018, të Këshillit të Ministrave “për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2018, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall 8 (tetë) vende vakante pune, me kontratë të përkohshme, deri në 31 dhjetor 2018, në pozicionet e mëposhtmë:
- Për 2 (dy) vende, në pozicionin punonjës të Protokoll Arkivës,
- Për 6 (gjashtë) vende, në pozicionin, Operatorë.
- Kërkesatë përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
-Kërkesat e veçanta për pozicionet e shpallura, janë si më poshtë:
- të ketë mbaruar arsimin e lartë.
- të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
- të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
-Kandidatiduhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 02.5.2018, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:
- kërkesë motivimi për aplikim në pozicionin e punës që konkuron.
- CV.
- fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
- fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
- fotokopje e kartës së identitetit.
- kontaktet (numër telefoni dhe adresë email).
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
- Kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen, nga Sektori i Burimeve Njerëzore.
Sektori i Burimeve Njerëzore
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 09.02.2018, mbledhjen plenare, ku ndër të tjera pezulloi nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.
Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.
Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.
NJOFTIM PUBLIK
Këshilli i Lartë i Drejtësisë,në mbledhjen e tij të datës 07.05.2018, mbështetur në nenet 46 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi shqyrtoi Raportin “Mbi organikat e paplotësura të gjykatave dhe mundësitë e transferimit të përkohshëm”, me vendimin nr. 32, datë 07.05.2018 vendosi të njoftojë publikisht gjyqtarët mbi mundësinë e transferimit të përkohshëm të magjistratëve, sipas kushteve të parashikuara në nenin 46 të ligjit nr.96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në gjykatat e mëposhtme:
1- Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
2- Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
3- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
4- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
5- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
6- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;
7- Gjykatën Administrative të Apelit.
Sa më sipër lutemi të shprehni interesin për transferim të përkohshëm në gjykatat e parashikuara më sipër, brenda datës 21 maj 2018.
KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË
Deklaratë nga Bordi Ekzekutiv i ENCJ (Rrjeti Evropian i Këshillave Gjyqësorë) mbi situatën në Poloni
Bordi Ekzekutiv i ENCJ ofron mbështetjen e tij të plotë për gjyqtarët në Poloni në këto kohë të vështira.
Largimi i parakohshëm i 27 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke përfshirë edhe Presidentin Znj. Gersdorf, është një përpjekje e mëtejshme për të vënë gjyqësorin nën kontrollin e ekzekutivit.
Është e domosdoshme që të respektohet pavarësia e gjyqësorit nga qeveritë. Një sistem demokratik i bazuar në sundimin e ligjit mund dhe duhet të funksionojë vetëm nëse pavarësia e gjyqtarëve është e mbrojtur. Për më tepër, pavarësia gjyqësore është me rëndësi kritike në ruajtjen dhe rritjen e besimit reciprok midis autoriteteve gjyqësore në BE. Pavarësia gjyqësore gjithashtu luan një rol qendror dhe të domosdoshëm në sigurimin e respektimit të së drejtës në BE.
Gjykatësit duhet të ngrenë zërin nëse pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit janë të kërcënuara. Bordi i ENCJ mbështet gjyqtarët e Polonisë që po përmbushin këtë detyrë.
Deklaratë origjinale e ENCJ gjendet në këtë link: https://www.encj.eu/index.php/node/489
Shënim: ENCJ, ku Këshilli i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e vëzhguesit që nga marrja e statusit kandidat në Bashkimin Evropian të vendit tonë, është organi i cili bashkon të gjitha Këshillat Gjyqësor të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përfaqëson ata në forume të ndryshme në BE. ENCJ synon të forcojë një gjyqësor të pavarur por të përgjegjshëm dhe promovon praktikat më të mira për të mundësuar që gjyqësori të japë drejtësi në kohë dhe të jetë efektiv për të mirën e të gjithëve.
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.10.2018, një mbledhje të jashtëzakonshme të tij, duke marrë shkas nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i datës 10.10.2018 i cili shkarkoi nga detyra subjektin e rivlerësimit kalimtar, gjyqtaren Entela Prifti e cila njëkohësisht ishte dhe kryetare e Gjykatës së Apelit Korçë.
Duke vlerësuar situatën që krijohet nga mungesa kryetarit të gjykatës, në krijimin e mjaft problematikave në vijueshmërinë e punës në gjykatë, dhe në të gjithë procesin e administrimit gjyqësor, Këshilli caktoi gjyqtaren Brunilda Orhani, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.
Gjithashtu Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në gjykata të tjera për shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore.
Njoftim për shtyp
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 19.11.2018, një mbledhje të jashtëzakonshme të tij, duke marrë shkas nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i datës 15.11.2018, i cili shkarkoi nga detyra subjektin e rivlerësimit kalimtar, gjyqtaren Alma Liçaj, e cila njëkohësisht ishte dhe kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë.
Duke vlerësuar situatën që krijohet nga mungesa kryetarit të gjykatës, në krijimin e mjaft problematikave në vijueshmërinë e punës në gjykatë, dhe në të gjithë procesin e administrimit gjyqësor, Këshilli caktoi Iliba Bezati, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.
Gjithashtu Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në gjykata të tjera për shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore.
Faqja ne perpunim e siper